KUSH JEMI NE
Thana Fine Dining është restoranti i parë i llojit të vet në Prishtinë dhe Kosovë që ka për qëllim të sjellë receta nga tradita në interpretim kreativ dhe me kualitet të lartë dhe të sofistikuar.
opening hours
Mon – Sat : From 11.00 to 23.00
Sunday: Closed
KONCEPTI YNË
Nga Ferma-në-Tavolinë me përbërës 100% natyral dhe maksimalisht pa pesticide, herbicide dhe hormone. Shumë produkte që përdoren në Thana Rostiçeri bartin vulën e Certifikimit Organik Europian.
Thana Fine Dining përdorë vetëm prodhime vendore, sezonale dhe të egra, që merren drejtpërdrejtë nga fermerët, mbledhësit dhe prodhuesit që në masën më të madhe nuk aplikojnë pesticide, herbicide dhe hormone.
Buka, jufkat, kosi, djathi, salcat, pjekurinat, brumërat, ëmbëlsirat, pijet artizanale, perimet e fermentuara bëhen në Thana Rostiçeri. Uji që ofrohet filtrohet dhe uji me gas bëhet nga vet Thana.
Të gjitha pijet që ofrohen në Thanë janë nga prodhuesit vendorë dhe nga Shqipëria.
Pse Thana – Thana është perëndi Ilire, mbrojtëse e bujqësisë, gjuetisë dhe natyrës, të tria këto janë baza e Thana Rostiçerisë dhe mishërimi ynë dhe ky është thelbi i Thana Fina Dining.
MISIONI
Ne kemi për qëllim të ngrisim vetëdijen për ushqimin e mirë, nga produktet e rritura me përgjegjësi dhe metoda të qëndrueshme, e më së shumti që të kthejmë fokusin tek prodhimi vendor dhe recetat tona burimore.
reserve
book a table
*reservations recommended